Ëndrra është e jotja. Hapat i bëjmë bashkë.

Mëso marketing & shitje me Metodën KUJDES,
derisa të ndihesh gati të ecësh vetë.

Krijoje të ardhmen tënde sot

Hapi i parë fillon me një vendim.

Pse studentët zgjedhin FLOARB

Gjej aftësinë tënde

Mëso nga përvoja jonë reale

Kur të ngecësh, ke dikë pranë

Nga marketingu dhe shitjet te montazhi i videove dhe krijimi i website-ve, zgjidh drejtimin që të përshtatet. Mëso dhe praktiko për të ndërtuar diçka tënden. Të mësosh aftësi që mund t'i përdorësh menjëherë, me shembuj realë dhe ushtrime hap pas hapi.

Pas mbi 600 bizneseve në 5 kontinente, kemi shumë për të ndarë me ty: çfarë ka funksionuar, ku kemi gabuar dhe si mund t’i zbatosh këto mësime në punën tënde. Mëso nga profesionistë që punojnë vetë në këtë fushë, jo nga teori e thjeshtë.

Me Metodën Kujdes, pyetjet e tua marrin përgjigje dhe puna jote merr vëmendje.
Të shoqërojmë me udhëzim, korrigjime dhe mbështetje të vazhdueshme,
që të fitosh besimin dhe aftësinë
për ta realizuar vetë.

Programet tona

Librat tona

Akademi online e edukimit profesional

Ndërto karrierën tënde në ekonominë dixhitale.

FLOARB School Academy është akademia online e drejtuar nga Florina dhe Arban, dy mentorë me programe të ndara, ku mëson marketing, biznes, shitje dhe freelancing.

Trajnimi me Florina Marketing Agency ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Florina arrin t'i përshtatet çdo gruaje dhe vajze me një kujdes unik, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe të pakufizuar në çdo moment. Ky nuk është thjesht një trajnim marketingu, por një udhëtim i vërtetë fuqizimi, motivimi dhe rritjeje personale që jep besim dhe energji për të ecur përpara.
E rekomandoj nga zemra për këdo që dëshiron
të rritet profesionalisht dhe personalisht.

Çfarë Thonë Studentët

Mirela Seitllari

Eksperienca ime me kete kurs ka qene vertet e mire dhe jam e lumtur qe mora iniciativen te jem pjese e tij. Gjate trajnimit kam mesuar rreth shume gjerave te reja dhe praktike rreth mediave sociale, marketing digjital dhe menyres se komunikimit me klientet online. Gjithashtu dua te them qe Florina eshte nje vajze shume e punuese, e motivuar dhe inspiruese.
Energjia pozitive qe sjell dhe menyra se si komunikon dhe deshira per te ndihmuar secilin kursant e bejne gjithe eksperiencen dhe me te bukur. Atmosfera gjate kursit ka qene shume pozitive, komode dhe motivuese. Faleminderit per gjithe mbeshtetjen, durimin dhe perkushtimin gjate gjithe kesaj kohe. E rekomandoj plotesisht kete program per kedo qe deshiron te mesoje ne menyren me te mire te mundshme social media management dhe te zhvilloje aftesite e veta profesionale!

Era Dauti

Ardita Shabani

Motivi është çelësi i vazhdueshëm i rrugëtimit drejt arritjeve. Florina pa ngurrim është motivuese dhe shembull për t'u ndjekur. Shpjegimi i Florinës gjatë trajnimit ishte për t'u dëshiruar, shumë e qartë, profesional dhe i kuptueshëm. Tek ajo vërejta përkushtim, energji pozitive dhe gatishmëri për të ndihmuar në çdo moment. Trajnimi ishte shumë frymëzues dhe i organizuar në mënyrë të shkëlqyer, duke më motivuar të zhvillohem edhe më shumë në rrugëtimin tim profesional.Vlerësim maksimal për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

Arta Ahmetaj

Pjesmarrja ne trajnimin e marketingut me Florina Marketing ishte gjeja me e mire qe mund te beja per veten time. E nisa nga 0 pa ditur asgje rreth botes se marketingut dhe tashme jam duke punuar me kliente per bizneset e tyre. Nje trajnim qe nuk ngelet vetem me fjale por te ofron mundesine te trajnohesh me kliente reale dhe nese ja del fiton mundesine te punesohesh nga Florina. Te gjithe e dime se sa i veshtire eshte fillimi i nisjes se cdo gjeje ndaj ajo nuk ju jep vetem doren por cdo ndihme te mundshme ne cdo kohe qe ju e kerkoni. Pafundesisht mirenjohese dhe falenderuese per kete rrugetim qe nisa me te. Nese ke deshiren dhe vullnetin per te punuar ja del nese mentori jot eshte nje njeri si Florina me zemren me te madhe e gatshme te te qendroj afer derisa tja dalesh vete ❤️

VLERËSIMET E STUDENTËVE

Dikur edhe ata pyesnin: “A do t’ia dal?” Sot, të tregojnë vetë çfarë kanë arritur.
Praktikë me projekte reale, feedback i sinqertë dhe rezultate të matshme.

Programet: Akses 1 vit

E-book: Akses përgjithmonë

Mbështetje nga mentorët

Merr e-book-un falas

Shkruaj email-in dhe e merr menjëherë në inbox. Pa pagesë.

Rreth nesh

Dy mentorë, një akademi

Ne jemi Arban dhe Florina, 2 ekspertë dhe strategjistë marketingu që operojmë me shërbime prej 5 vitesh në treg. Me gjithë këtë eksperiencë duke punuar çdo ditë me sipërmarrës për ndërtimin e biznesëve të tyre, që nga përcaktimi i identitetit deri në konvertim shitje, kemi menduar të krijojmë Akademinë tonë që do të ndihmojë të rinjtë shqiptarë të ndërtojnë një të ardhme të ndritur në një treg me shumë potenciale, për të çliruar kreativitetin dhe pasionin për media & biznes.

FLOARB School Academy është një ekosistem modern edukimi për njerëzit që duan të ndërtojnë aftësi reale në marketing, biznes, shitje, freelancing dhe ekonominë dixhitale. Këtu nuk mësohet vetëm teori. Mësohet të mendosh, të praktikosh dhe të ndërtosh.

Florina dhe Arban e kanë krijuar akademinë me një mision të thjeshtë: t'u japin të rinjve shqiptarë edukim profesional të arritshëm dhe praktik, me aftësi që sjellin të ardhura reale.

Gati për të filluar? Na shkruaj.

Na trego ku je sot dhe ku do të arrish. Ekipi ynë të përgjigjet brenda 24 orëve.